Kushtetuta e re materiale e Kosovës – botohet në Vjenë, në gjuhën angleze, monografia më e re e profesor Enver Hasanit

Në Vjenë është botuar, në gjuhën angleze, monografia më e re e profesor Enver Hasanit, e cila shqyrton kushtetutën materiale të Kosovës, duke u mbështetur në teorinë dhe praktikën kushtetuese evropiane, nga Mortati dhe Kelseni deri te autorët bashkëkohorë.

Sponsor 3M Express

Dialogu me Serbinë, i cili zhvillohet që nga viti 2011, fillimisht rezultoi në detyrime të paqarta. Në vitin 2015, marrëveshja që i njihte të drejta të gjera komunitetit serb në Kosovë u vlerësua nga Gjykata Kushtetuese si jo tërësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pas disa vonesave, sipas tezës së shtjelluar në këtë monografi, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 u njohu serbëve autonomi politike dhe territoriale, duke përfshirë edhe sovranitetin mbi trashëgiminë e tyre fetare dhe kulturore.

Kjo autonomi u konkretizua më tej nëpërmjet projektstatutit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, të hartuar nga ekspertët e Bashkimit Evropian, i cili mbetet objekt i një shqyrtimi të ardhshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Teza qendrore e monografisë është se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 dhe konkretizimi i saj nëpërmjet projektstatutit të Asociacionit kanë krijuar, faktikisht, një kushtetutë të re materiale për Kosovën, pa ndryshuar formalisht tekstin e Kushtetutës së saj.

Libri trajton pasojat juridike dhe politike të këtij transformimi për natyrën e shtetësisë, sovranitetin dhe organizimin kushtetues të Republikës së Kosovës. Monografia është botuar nga Ministria Federale e Mbrojtjes e Austrisë, në bashkëpunim me Partnership for Peace Consortium of Defense Academies and Security Studies Institutes, me seli në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani.

Libri është në dispozicion të lexuesve në versionin elektronik dhe mund të shkarkohet në faqen zyrtare të Ministrisë Federale të Mbrojtjes të Austrisë, në adresën:

http://www.bmlv.gv.at/publikation-1267

Material Constitution an the Kosovo Context

Bundesheer, Wissenschaftliche Publikation – Inhalte:

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Mourinho merr vendimin për janarin, nuk lejon largimin e asnjë ylli nga Real Madridi

Mourinho merr vendimin për janarin, nuk lejon largimin e asnjë ylli nga Real Madridi

I mituri nga institucioni për përkujdesjen e fëmijëve dyshohet se u shfrytëzua seksualisht nga të rriturit në Shkup

I mituri nga institucioni për përkujdesjen e fëmijëve dyshohet se u shfrytëzua seksualisht nga të rriturit në Shkup

Këshilli Drejtues i UP-së i shqiptoi vërejtje me shkrim rektorit Arben Hajrullahu

Këshilli Drejtues i UP-së i shqiptoi vërejtje me shkrim rektorit Arben Hajrullahu