Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen austriake për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së investimeve direkte austriake në Kosovë dhe intensifikimin e bashkëpunimit tregtar.
Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Ajo ka theksuar rëndësinë e investimeve austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Presidentja ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





