Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!

Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!

Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, ka reaguar pasi presidentja e vendit e ka dekretuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj tha se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shumë maska do të bien, ndërsa do të vijë dita kur do të kuptohet se kush janë ata që e kanë keqpërdorur shtetin.

“Si njëra ndër ato që e kam përkrahur fuqishëm dhe kam kontribuar në shtyrjen përpara të Ligjit Nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ju garantoj se do t’i qëndroj gardiane zbatimit të tij, pa kompromis dhe pa dallim!

Shumë maska do të bien!

Pas cinizmit, moralizimeve të rreme dhe fjalëve të mëdha, fshihen të vërteta që qytetarët meritojnë t’i dinë. Do të vijë dita kur do të kuptohet se kush e ka dhe po e keqpërdorur këtë shtet, kush është pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kush është fshehur pas petkut të ndershmërisë.”

Bile, ajo thotë se “shumë prej jush do të zhgënjeheni, ashtu siç jam zhgënjyer edhe unë nga njerëz tek të cilët dikur kishim besim.”

“Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet të jetë fundi i arsyetimeve të rreme dhe fillimi i llogaridhënies së vërtetë!

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Askush nuk duhet të mbrohet nga pozita, pushteti apo lidhjet politike.

E vërteta mund të vonojë, por drejtësia nuk duhet të ndalet!” /Klankosova.tv

Lexo edhe

Nuk respektoheshin masat e sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Nuk respektoheshin masat e sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!

Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni! | Momenti