“Të kam dashtë me shpirt e zemër”, pas shumë vitesh bashkë, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miranda Hashani, dhe Mentor Miftari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas një periudhe të gjatë së bashku. Lajmi është bërë publik nga vetë Miftari, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar ndarjen, duke ndarë edhe disa fjalë emocionuese për përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Sponsor 3M Express

Çifti, i cili ka edhe dy fëmijë së bashku, ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e jetës së njëri-tjetrit.

Në postimin e tij në Facebook, Miftari ka publikuar një shkrim për ndarjen, ku ka folur për largimin, pranimin e vendimeve dhe vështirësinë e përballjes me përfundimin e një lidhjeje, pa bërë të ditura arsyet që çuan në këtë vendim.

‘Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje. Jo të gjithë do të qëndrojnë në jetën tënde, madje as ata të cilëve u ke dhënë një vend të veçantë në zemrën tënde. Pranoje që disa njerëz zgjedhin të largohen, edhe atëherë kur ti nuk i kupton arsyet e tyre. Mos e kalo kohën duke vrapuar pas shpjegimeve, duke kërkuar vëmendje apo duke u përpjekur të kuptosh heshtje që ndonjëherë flasin më shumë se një mijë fjalë’, ka shkruar Miftari.

Në pjesën tjetër të postimit, ai ka konfirmuar përfundimin e lidhjes me këngëtaren, duke shprehur edhe ndjenjat e tij për të kaluarën e përbashkët.

‘Të ecësh përpara nuk do të thotë të mohosh atë që ke ndier. Do të thotë ta pranosh historinë tënde, pa e lejuar të shkuarën të të pengojë të ndërtosh të ardhmen. Sepse ndonjëherë, dashuria më e madhe që mund t’i dhurosh vetes është të lësh të ikin ata që nuk zgjedhin jetën e përbashkët. Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndam’, ka shkruar mes tjerash ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

Pas 18 orësh ndërprerje, Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve që prekën miliona përdorues

Pas 18 orësh ndërprerje, Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve që prekën miliona përdorues

Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!

Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!