Prokurori i rastit, Atdhe Dema, në një konferencë për media ka bërë të ditur se operacioni është rezultat i koordinimit ndërmjet tri institucioneve dhe se të arrestuarit dyshohen se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, të përfshirë në blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.
Ai ka thënë se dyshimet fillestare janë se substanca e sekuestruar është heroinë, ndërsa lloji dhe sasia e saktë do të konfirmohen pas analizave dhe verifikimeve përkatëse.

Pesë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria Speciale është duke përgatitur dokumentacionin për vazhdimin e procedurave penale.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale ka deklaruar se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve do të vazhdojë pa kompromis, duke kërkuar njëkohësisht kujdes në publikimin e informatave, pasi hetimet mund të vazhdojnë edhe në faza të tjera.
Burimi: RTKLive




