Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Pas 27 vjetësh pritjeje dhe pasigurie për fatin e vëllait të saj, motra e doktor Adem Ademit ka treguar se kishte qenë e bindur që ai ndodhej në Kalludër të Zubin Potokut, sapo kishin nisur gërmimet dhe ishin zbuluar mbetjet e para mortore.

Duke folur në emisionin FIVE, ajo ka treguar se dyshimi për këtë lokacion ishte krijuar nga informacionet se aty ishte parë për herë të fundit grupi i intelektualëve, në mesin e të cilëve edhe vëllai i saj.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se kur kishin nisur gërmimet në këtë zonë dhe kishin filluar të zbuloheshin mbetjet mortore, ishte bindur se aty ndodhej edhe vëllai i saj.

“Mirëpo, kur kanë filluar të gjenden mbetjet mortore aty, kam dyshuar dhe e binda veten që aty duhet me qenë vëllai”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka treguar se familja kishte ruajtur shpresat për vite me radhë se Ademi mund të ishte gjallë dhe i burgosur në Serbi, por këto shpresa ishin zbehur pas lirimit dhe kthimit në Kosovë të të burgosurve shqiptarë, në mesin e të cilëve nuk ishte edhe emri i tij.

Pas marrjes së konfirmimit për identifikimin e mbetjeve mortore të Ademit, motra e tij ka thënë se lajmi, ndonëse i mirëpritur pas 27 vjetësh kërkimi, mbetet i dhimbshëm për familjen.

Ajo ka përshkruar dhimbjen dhe ankthin me të cilin familja ka jetuar për gati tri dekada, duke falënderuar institucionet që kanë kontribuar në identifikimin e tij.

Ajo ka falënderuar Komisionin Qeveritar për të Zhdukurit, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë për Krime Lufte, si dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces.

“Është një lajm i mirëpritur, por çka të them? Është i dhimbshëm. I mirëpritur kur them që 27 vite e kemi kërkuar ta gjejmë. Për atë është lajm i mirëpritur”, ka deklaruar ajo.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon për të tetën ditë radhazi

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon për të tetën ditë radhazi