Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të miturit nga Deçani, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të miturit nga Deçani, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të miturit nga Deçani, ia publikon foton

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismajl Qekiqat, 13-vjeçarit nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë, deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e të miturit.

Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij, me shpresën se qytetarët mund të ndihmojnë në gjetjen e tij.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e Ismailit që të lajmërojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon për të tetën ditë radhazi

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon për të tetën ditë radhazi