Ndalohen 11 shoferë për 24 orë, tetë vozitnin pa leje dhe tre nën ndikimin e alkoolit

Ndalohen 11 shoferë për 24 orë, tetë vozitnin pa leje dhe tre nën ndikimin e alkoolit

Ndalohen 11 shoferë për 24 orë, tetë vozitnin pa leje dhe tre nën ndikimin e alkoolit

MPB Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, tetë drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes.

Sponsor 3M Express

“Bëhet fjalë për D.S. (22) nga Shkupi, I.L. (47) nga fshati Batincë i Shkupit, D.A. (30) nga fshati Poroj i Tetovës, S.A. (19) nga Gostivari, Xh.R. (31) nga Radovishi, R.E. (21) nga fshati Raklish i Radovishit, A.H. (47) nga Struga dhe A.M. (31) nga fshati Lisiçan i Kërçovës”.

“Gjithashtu, në Gostivar është zhvilluar bisedë zyrtare me një 16-vjeçar, i cili drejtonte automjet udhëtarësh pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit, në prani të prindit”.

“Tre shoferë drejtonin automjete udhëtarësh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa paraprakisht kishin qenë të përfshirë edhe në aksidente rrugore. Bëhet fjalë për S.S. (43) nga fshati Biljanoc i Kumanovës, H.J. (39) nga fshati Dramçe i Kërçovës dhe D.C. (31) nga fshati Osiçe i Kriva Pallankës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime penale përkatëse”.

“MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, nën ndikimin e alkoolit ose nëse kanë ndalim të shqiptuar për drejtimin e mjetit motorik”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon për të tetën ditë radhazi

Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn po vazhdon për të tetën ditë radhazi

Ndalohen 11 shoferë për 24 orë, tetë vozitnin pa leje dhe tre nën ndikimin e alkoolit | Momenti