Samsung mundëson incizimin e thirrjeve zanore në WhatsApp dhe Telegram me One UI 9.5

Samsung mundëson incizimin e thirrjeve zanore në WhatsApp dhe Telegram me One UI 9.5

Samsung mundëson incizimin e thirrjeve zanore në WhatsApp dhe Telegram me One UI 9.5

Samsung mund të sjellë një funksion të ri në përditësimin One UI 9.5, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të incizojnë thirrjet zanore të kryera përmes aplikacioneve të palëve të treta, si WhatsApp dhe Telegram.

Sponsor 3M Express

Kompania koreano-jugore aktualisht është duke shpërndarë versionin stabil të One UI 9 për pajisjet Galaxy që e mbështesin, ndërsa para lansimit të One UI 10 pritet të publikojë edhe versionin One UI 9.5.

Samsung ende nuk ka njoftuar datën e lansimit të këtij përditësimi, por ai mund të përfshijë një veçori që mungon te shumë telefona të markave konkurruese, transmeton Telegrafi.

Telefonat Samsung tashmë ofrojnë mundësinë e incizimit të thirrjeve të zakonshme përmes aplikacionit të tyre standard Phone. Megjithatë, incizimi i bisedave zanore në aplikacione si WhatsApp nuk është i mundur pa përdorur metoda alternative, të cilat mund të jenë të pasigurta.

Me One UI 9.5, ky proces pritet të bëhet shumë më i thjeshtë. Përdoruesit do të mund të hapin aplikacionin Phone në telefonin Galaxy dhe të shkojnë te Settings, më pas Call recordings and transcripts dhe Record calls in other apps.

Në këtë menu do të shfaqet një listë me aplikacionet VoIP të instaluara në telefon që mbështesin incizimin e thirrjeve zanore. Përbri secilit aplikacion do të ketë një buton që mundëson aktivizimin ose çaktivizimin e kësaj veçorie.

Pamja e publikuar nga burimi tregon WhatsApp, Google Meet dhe Telegram si aplikacione të përputhshme. Megjithatë, lista mund të jetë më e gjatë, pasi në telefonin e përdorur për testim ishin të instaluara vetëm këto aplikacione.

Sidoqoftë, funksioni mund të jetë i kufizuar në disa shtete, në varësi të ligjeve dhe rregulloreve lokale për incizimin e bisedave. Në vendet ku lejohet, pritet të funksionojë në mënyrën e përshkruar.

Nëse kjo veçori konfirmohet, ajo mund të jetë një shtesë e dobishme për përdoruesit e Galaxy dhe mund të nxisë edhe prodhuesit e tjerë të telefonave që të ofrojnë mundësi të ngjashme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Alarm në sportin botëror, 10 milionë fëmijë dyshohet se përdorin doping

Alarm në sportin botëror, 10 milionë fëmijë dyshohet se përdorin doping

Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë

Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë