“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje është shtyrë për në orën 12:00, për shkak të mungesës së kuorumit.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, për ta pyetur se përse nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje. Musliu u përgjigj shkurt dhe me tone të ashpra, duke mos dhënë ndonjë sqarim për mungesën e tij.

“Është shtyrë për në orën 12:00. Nuk e kam obligim me të dhënë përgjigje për çka, qysh. Është shtyrë në orën 12:00”, deklaroi Musliu për Insajderin.

Insjaderi ka provuar të kontaktoj edhe anëtarët e tjerë të komisionit që munguan , por nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

Në mbledhje munguan gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit: Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jovana Radosavljeviq.

Ndërkohë, mungesa e kuorumit është kritikuar nga deputeti Eman Rrahmani, i cili tha se situata të tilla po e pengojnë punën e Kuvendit.

“Ne kemi edhe seancë edhe obligime të tjera. Kjo e pengon punën parlamentare. Po vazhdon kjo bllokadë. Kjo është për keqardhje. Edhe në këtë pjesë vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm”, deklaroi Rrahmani.

Kryesuesi i mbledhjes, Burim Ramadani, bëri të ditur se Komisioni do të tentojë t’i vazhdojë punimet në orën 12:00, një orë para fillimit të seancës plenare.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Supreme zgjidhi 498 lëndë në tremujorin e tretë, 608 mbetën të papërfunduara

Supreme zgjidhi 498 lëndë në tremujorin e tretë, 608 mbetën të papërfunduara

Akili e quan Zojën “milingonë”: Pusho! (VIDEO)

Akili e quan Zojën “milingonë”: Pusho! (VIDEO)

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt | Momenti