Mbi 40 mijë lëndë në Apel, civilja dhe administrativja mbeten sfidë për gjykatën

Mbi 40 mijë lëndë në Apel, civilja dhe administrativja mbeten sfidë për gjykatën

Mbi 40 mijë lëndë në Apel, civilja dhe administrativja mbeten sfidë për gjykatën

Gjykatat e Kosovës kanë raportuar rezultatet e punës për periudhën korrik-shtator 2026, gjatë mbledhjes së 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku në fokus ishin numri i lëndëve të trajtuara, efikasiteti dhe sfidat në administrimin e drejtësisë.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, bëri të ditur se gjatë tremujorit të tretë kjo Gjykatë kishte në punë gjithsej 40 mijë e 110 lëndë, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe 8 mijë e 74 lëndë të reja.

Sponsor 3M Express

Nga ky numër, sipas Totajt, janë zgjidhur 5 mijë e 324 lëndë, duke arritur efikasitet prej rreth 66 për qind.

Ai theksoi se sfidat kryesore vazhdojnë të mbeten lëndët administrative dhe civile, ku efikasiteti është dukshëm më i ulët krahasuar me fushat e tjera. Në lëndët administrative efikasiteti ishte 50.6 për qind, në Divizionin e Kundërvajtjes 53.3 për qind, ndërsa në lëndët kontestimore civile 52 për qind.

Në anën tjetër, Totaj vlerësoi se rezultatet janë më të mira në çështjet e paraburgimit, ku efikasiteti ka arritur 100 për qind, si dhe në çështjet e ndryshme penale, me rreth 85 për qind.

Sa i përket trajtimit të lëndëve të vjetra, ai njoftoi se Gjykata e Apelit ka përfunduar të gjitha lëndët e vitit 2022, ndërsa nga viti 2023 kanë mbetur pa u përfunduar 300 lëndë. Po ashtu, mbi 60 për qind e lëndëve të vitit 2024 tashmë janë zgjidhur.

Ndërkohë, një efikasitet dukshëm më të lartë ka raportuar Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Gjyqtari mbikëqyrës, Sylejman Shumolli, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur 531 lëndë nga gjithsej 8 mijë e 220 që kanë qenë në punë.

Sipas tij, janë pranuar vetëm 180 lëndë të reja, ndërsa 7 mijë e 869 kanë mbetur të pazgjidhura. Shumolli tha se efikasiteti ka qenë pothuajse 300 për qind, duke e lidhur këtë rezultat me numrin më të vogël të lëndëve të reja të pranuara në raport me ato të përfunduara.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në trajtimin e lëndëve janë angazhuar 16 gjyqtarë, ndërsa gjatë tremujorit janë mbajtur 292 seanca gjyqësore.

Në të njëjtën mbledhje, për punën e Gjykatës Supreme raportoi gjyqtari Agim Maliqi, i cili njoftoi se kjo Gjykatë gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit kishte në punë 1 mijë e 6 lëndë.

Prej tyre, 556 janë pranuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa 550 janë bartur nga periudha paraprake. Gjykata ka arritur të zgjidhë 498 lëndë, duke regjistruar efikasitet prej 89.57 për qind, ndërsa 608 kanë mbetur të papërfunduara.

Maliqi bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë publikuar edhe 852 aktgjykime, prej të cilave 510 nga Gjykata Supreme dhe 342 nga Dhoma e Posaçme.

Raportimet para KGJK-së nxorën në pah dallimet në efikasitetin e gjykatave, me ngarkesën e lartë në Apel dhe sfidat në trajtimin e lëndëve civile e administrative që vazhdojnë të mbeten ndër problemet kryesore të sistemit gjyqësor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Supreme zgjidhi 498 lëndë në tremujorin e tretë, 608 mbetën të papërfunduara

Supreme zgjidhi 498 lëndë në tremujorin e tretë, 608 mbetën të papërfunduara

Akili e quan Zojën “milingonë”: Pusho! (VIDEO)

Akili e quan Zojën “milingonë”: Pusho! (VIDEO)

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

Mbi 40 mijë lëndë në Apel, civilja dhe administrativja mbeten sfidë për gjykatën | Momenti