Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për uljen e pabarazisë në paga.

Sponsor 3M Express

Hoti ka thënë se deklaratat e Kurtit nuk pasqyrojnë gjendjen reale në tregun e punës, duke iu referuar shifrave të punësimit të grave dhe të rinjve.

“Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka theksuar se nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm katër janë të punësuar. Sipas tij, te gratë dhe të rinjtë situata është edhe më shqetësuese.

“Nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara, ndërsa nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar”, ka shkruar ai.

Hoti ka pretenduar se këto raporte kanë mbetur të njëjta gjatë pesë viteve të fundit, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në skema të punësimit dhe subvencione.

Ai ka kritikuar edhe rritjen e kostos së jetesës, e cila sipas tij, gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

“Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta”, ka deklaruar Hoti.

Deputeti ka vënë në pikëpyetje pretendimet e kryeministrit për uljen e pabarazisë.

“Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, shkroi Hoti.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Supreme zgjidhi 498 lëndë në tremujorin e tretë, 608 mbetën të papërfunduara

Supreme zgjidhi 498 lëndë në tremujorin e tretë, 608 mbetën të papërfunduara

Akili e quan Zojën “milingonë”: Pusho! (VIDEO)

Akili e quan Zojën “milingonë”: Pusho! (VIDEO)

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

Avdullah Hoti për Kurtin: Po e mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga | Momenti