Qendërmbrojtësi nuk ka luajtur që nga muaji korrik, kur pësoi një lëndim në shpinë gjatë Kupës së Botës.
Saliba ka marrë pjesë të martën në një seancë stërvitore në qendrën e klubit në London Colney, ndërsa Arsenal po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës kundër Slavia Prague, në kuadër të Champions League.

Megjithatë, rikthimi i tij në stërvitje nuk do të thotë se do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Saliba pritet ta humbasë ndeshjen në Pragë dhe gjithashtu nuk pritet të ftohet nga përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Turqisë, që zhvillohen më vonë gjatë këtij muaji.
Gjatë verës, Arsenal e përforcoi repartin e mbrojtjes me Ezri Konsan, i cili është përshtatur mirë dhe po luan përkrah Gabriel Magalhaes në qendër të mbrojtjes.
Burimi: RTKLive




