Rusia ka sulmuar gjatë natës 10 rajone të Ukrainës, duke goditur pesë nënstacione të mëdha të energjisë elektrike, të cilat mundësojnë transmetimin e energjisë mes rajoneve.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri ukrainas, Sergii Koretskyi, sipas të cilit nënstacionet e goditura ndodhen në rajonet Poltava, Dnipropetrovsk, Vinnytsia dhe Kirovohrad.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe 39 të plagosur në gjithë Ukrainën gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë edhe një fëmijë njëvjeçar, raporton Kyiv Independent.
Sulmet ndodhën në prag të bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Rusinë se po i intensifikon sulmet në të gjithë vendin për të ushtruar presion ndaj Kievit gjatë negociatave.
Zelenskyy gjithashtu ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të rrisin mbështetjen për Ukrainën.
Burimi: Dukagjini




