Rubio: Bisedimet në Abu Dhabi ishin produktive, por marrëveshja nuk arrihet brenda natës

Rubio: Bisedimet në Abu Dhabi ishin produktive, por marrëveshja nuk arrihet brenda natës

Rubio: Bisedimet në Abu Dhabi ishin produktive, por marrëveshja nuk arrihet brenda natës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se bisedimet e zhvilluara në Abu Dhabi ishin “shumë produktive”, por ka paralajmëruar se arritja e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë kërkon ende shumë punë.

Sponsor 3M Express

Duke folur nga Parisi, Rubio tha se çështja nuk është afër zgjidhjes dhe se nuk pritet të arrihet një marrëveshje brenda 24 orëve të ardhshme.

“Natyrisht, ka ende shumë punë për t’u bërë. Nuk është diçka që mund të zgjidhet në 24 orët e ardhshme”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Rubio theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së vendeve evropiane në procesin negociator, duke bërë të ditur se synimi i Shteteve të Bashkuara është zgjerimi i formatit aktual trepalësh.

“Qëllimi ynë është ta zgjerojmë formatin trepalësh, në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të mos jenë vetëm SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia, por të përfaqësohen drejtpërdrejt edhe vendet evropiane”, tha ai.

I pyetur nëse negociatorët rusë në Abu Dhabi janë seriozë për përfundimin e luftës, shefi i diplomacisë amerikane u përgjigj: “Epo, pikërisht këtë po e testojmë”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it