Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulmin ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrjen në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, më 29 maj 2023, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes, ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar me dhunë pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023. /Telegrafi/

Lexo edhe

Zhduket gjatë natës 15-vjeçarja në Deçan, Policia e gjen në orët e hershme të mëngjesit dhe e dërgon në Emergjencë

Zhduket gjatë natës 15-vjeçarja në Deçan, Policia e gjen në orët e hershme të mëngjesit dhe e dërgon në Emergjencë

Ekskluzive | “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – ky është 19-vjeçari që nxori armën dhe shtiu pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Ekskluzive | “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – ky është 19-vjeçari që nxori armën dhe shtiu pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Nuk është thjesht uri! Pse trupi ju kërkon ushqim pikërisht para gjumit?

Nuk është thjesht uri! Pse trupi ju kërkon ushqim pikërisht para gjumit?

Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it | Momenti