Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë konstatuar mangësi gjatë mbikëqyrjes në terren dhe kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.

Ndalimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor i çdo punëdhënësi.

Po ashtu, u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

Xhelozia kthehet në rast policor në Gjakovë, 27-vjeçarja denoncon dhunën psikologjike nga i dashuri – Policia në kërkim të tij

Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Shiroka Pula diskuton me shefin e EULEX-it për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

Trazirat e 29 majit në Zveçan, një tjetër person akuzohet për sulmin ndaj mbi 30 ushtarëve të KFOR-it

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj pas parregullsive | Momenti