Rrezik në qumësht: Kompania “IDEAL GROUP” tenton të fusë në Kosovë 27 tonë misër me myk toksik nga Serbia

​Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bllokuar në pikën kufitare të Merdarit dhe ka kthyer mbrapsht një ngarkesë prej 27,000 kilogramësh (27 tonë) misër merkantil me origjinë nga Serbia.

Sponsor 3M Express

​Ngarkesa, e cila ishte eksportuar nga kompania serbe “AGRO DOM TIM DOO” nga Crvenka, po importohej në Kosovë nga kompania pejane “IDEAL GROUP SH.P.K.”. Gjatë kontrolleve dhe analizave laboratorike në kufi, u zbulua se misri përmbante aflatoksinë B1 në nivel prej 0.029 mg/kg – shifër kjo që është 45% mbi kufirin e lejuar ligjor (0.020 mg/kg).

​Çfarë është aflatoksina dhe pse përbën rrezik?

Aflatoksina B1 nuk është bakter, por një substancë e rrezikshme toksike që prodhohet nga myqet që zhvillohen në drithëra. Rreziku i saj direkt për njerëzit lidhet me zinxhirin ushqimor: nëse ky misër i kontaminuar përdoret si ushqim për lopët apo kafshët e tjera qumështore, toksina kalon drejtpërdrejt në qumësht (duke u shndërruar në aflatoksinë M1) dhe përmes tij rrezikon seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

​Pas konfirmimit të analizave, inspektori fitosanitar kufitar ka ndaluar kategorikisht hyrjen e kësaj sasie në tregun e Kosovës, duke e kthyer të gjithë ngarkesën prej 27 tonësh në vendin e origjinës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Qeveria merr masa: Ndalet tregtimi i energjisë me kompani serbe (VIDEO)

Qeveria merr masa: Ndalet tregtimi i energjisë me kompani serbe (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Rrezik në qumësht: Kompania “IDEAL GROUP” tenton të fusë në Kosovë 27 tonë misër me myk toksik nga Serbia | Momenti