Rreth 90 mijë të rinj protestojnë në Gjermani, kundërshtojnë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Dhjetëra mijëra të rinj kanë dalë të premten në rrugët e qyteteve të ndryshme të Gjermanisë, në protesta paqësore për të kërkuar mbrojtjen e interesave të brezit të tyre dhe për të kundërshtuar rikthimin e mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Sponsor 3M Express

Demonstratat u zhvilluan në disa qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Hamburgun, Frankfurtin, Leipzigun, Bremenin, Freiburgun dhe Këlnin.

Për organizimin e protestave kishin bërë thirrje disa organizata dhe iniciativa rinore, ndër to lëvizja “Gen Z regelt” dhe Konferenca Federale e Nxënësve.

Sipas organizatorëve të lëvizjes “Gen Z regelt”, në protesta morën pjesë rreth 90 mijë persona. Megjithatë, pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët krahasuar me protestat e para të mëdha rinore, të mbajtura rreth tri javë më parë.

Protestuesit parashtruan disa kërkesa, duke përfshirë më shumë investime në arsim, mbështetje më të madhe për personat me varësi dhe qasje më të lehtë në shërbimet e psikoterapisë.

Po ashtu, ata kërkuan masa për një jetë më të përballueshme ekonomikisht dhe mbrojtje më të madhe të klimës, ndërsa kundërshtuan planet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Policia ishte angazhuar me forca të shtuara në disa qytete, për të parandaluar incidente të mundshme gjatë tubimeve.

Pavarësisht motit me shi në disa zona, protestat deri në orët e para të mbrëmjes u zhvilluan kryesisht në mënyrë paqësore. Megjithatë, më vonë në disa vende u raportuan akte vandalizmi dhe trazira, pa pasur përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja