Rrahmani për deklaratat e Rashiqit: Kurti nuk e kundërshtoi, as nuk e shkarkoi (VIDEO)

Rrahmani për deklaratat e Rashiqit: Kurti nuk e kundërshtoi, as nuk e shkarkoi (VIDEO)

Rrahmani për deklaratat e Rashiqit: Kurti nuk e kundërshtoi, as nuk e shkarkoi (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratat e ministrit Nenad Rashiq për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Rrahmani ka thënë se për herë të parë një anëtar i koalicionit qeverisës kishte bërë fushatë në Kuvendin e Kosovës për votimin e një liste në Serbi, për të cilën pretendon se ka synime territoriale ndaj Kosovës.

“Për herë të parë, një anëtar i koalicionit të Albin Kurtit ka bërë fushatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Listën Studentore Serbe. Ka hyrë në Kuvend me bluzë që bënte thirrje për votimin e kësaj liste, një listë që ka pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Më pas vjen edhe kërkesa e Nenad Rashiqit për implementimin e Asociacionit, apo ‘Zajednicës’, siç e quanin këta”, ka deklaruar Rrahmani.

Duke komentuar qëndrimin e Kurtit ndaj deklaratave të Rashiqit, Rrahmani ka thënë se kryeministri nuk ka heshtur, por e ka shprehur gatishmërinë për zbatimin e Asociacionit edhe gjatë një takimi në Francë, njofton Klankosova.tv.

“Kurti nuk ka heshtur për këtë deklaratë. Në Francë ai është shprehur se është i gatshëm për implementimin e këtij Asociacioni”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur nëse deklaratat e Rashiqit janë të koordinuara me kryeministrin, Rrahmani ka theksuar se ministri nuk ka marrë ndonjë vërejtje nga Kurti dhe vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Ministër e ka, as nuk i ka dhënë vërejtje, as nuk e ka shkarkuar. E ka dhënë të njëjtën deklaratë prej Francës”, ka përfunduar Rrahmani.

Lexo edhe

Real Madridi i vendos çmim prej 150 milionë eurosh Vinicius Juniorit

Real Madridi i vendos çmim prej 150 milionë eurosh Vinicius Juniorit

Në pritje të festave të fundvitit, 10 filma që duhet t’i shikoni gjatë netëve të ftohta të nëntorit

Në pritje të festave të fundvitit, 10 filma që duhet t’i shikoni gjatë netëve të ftohta të nëntorit

Kurti ha “darkë” gjatë seancës

Kurti ha “darkë” gjatë seancës