ASK: Më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026

ASK: Më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026

ASK: Më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026. Sipas ASK-së, më shumë lindje kas pasur në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026.

Në muajin shtator 2026 janë regjistruar 2 556 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Gjithsej nga lindjet e regjistruara, 1 378 janë meshkuj dhe 1 178 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në  muajin shtator 2026 numri i lindjeve u rritë me 2,2 %.

Sponsor 3M Express

Gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 861 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 ka rënie të vdekjeve me 11,0 %.

Në muajin shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 1 215 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i kurorëzimeve u zvogëlua me 37,5%.

“Ndërsa, gjatë muajit shtator 2026, janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2026,ne muajin shtator numri i shkurorëzimeve është rritur me 55,7%. Të dhënat publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, njofton ASK.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm enzima: Çfarë tregojnë jashtëqitja dhe humbja e peshës?

Kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm enzima: Çfarë tregojnë jashtëqitja dhe humbja e peshës?

Komandantët e forcave tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

Komandantët e forcave tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin ushtarak