Kosovarëve u vështirësohet punësimi në Gjermani, përgjysmohet kuota për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kosovarëve u vështirësohet punësimi në Gjermani, përgjysmohet kuota për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kosovarëve u vështirësohet punësimi në Gjermani, përgjysmohet kuota për vendet e Ballkanit Perëndimor

Qeveria gjermane ka vendosur të përgjysmojë kuotën vjetore për punësimin e shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, nga 50 mijë në 25 mijë miratime, duke filluar nga 1 janari 2027.

Sponsor 3M Express

Vendimi pritet të ndikojë te qytetarët kosovarë dhe të vendeve të tjera të rajonit që synojnë të punësohen në Gjermani përmes Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila prej vitit 2016 ua lehtëson qasjen në tregun gjerman të punës, raporton ZDF.

Sipas kësaj rregulloreje, shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mund të marrin leje pune në Gjermani pa kaluar nëpër procedurat e zakonshme të gjata për njohjen e kualifikimeve. Kushti kryesor është që të kenë një ofertë konkrete ose kontratë pune dhe miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit.

Deri më tani, kuota vjetore ka qenë 50 mijë miratime, por qeveria gjermane ka vendosur që nga fillimi i vitit të ardhshëm ta ulë atë në 25 mijë.

Ky vendim është kundërshtuar nga një pjesë e përfaqësuesve të industrisë dhe ekspertëve ekonomikë, të cilët vlerësojnë se kufizimi mund ta përkeqësojë mungesën e fuqisë punëtore në Gjermani.

Një prej kritikëve është sipërmarrësi gjerman i ndërtimit, Wolfgang Schubert-Raab, i cili gjatë viteve të fundit ka punësuar dhjetë persona përmes kësaj rregulloreje. Ai e ka cilësuar përgjysmimin e kuotës si vendim “krejtësisht të gabuar”.

Sipas tij, rregullorja funksionon mirë dhe bizneset kanë nevojë për punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi në tregun gjerman nuk ka mjaftueshëm kandidatë të përshtatshëm, transmeton Telegrafi.

Edhe Shoqata Gjermane e Industrisë së Ndërtimit ka paralajmëruar pasoja nga ky vendim, duke vlerësuar se shkurtimi i kuotës mund ta lërë sektorin me mungesë prej rreth 9 mijë punonjësish.

Të dhënat e përmendura në raport tregojnë se aktualisht rreth 546 mijë persona nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë të punësuar në Gjermani dhe paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore. Më shumë se një në tre prej tyre punon në sektorin e ndërtimit.

Ndërkohë, ekonomistja sociale në Universitetin e Hamburgut, Miriam Beblo, ka kundërshtuar reduktimin e kuotës, duke argumentuar se personat që vijnë përmes kësaj skeme kanë tashmë një ofertë pune dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë gjermane përmes taksave dhe kontributeve.

Sipas Institutit për Kërkime në Punësim, Gjermanisë do t’i nevojiten rreth 400 mijë emigrantë çdo vit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë për të stabilizuar tregun e punës.

Përgjysmimi i kuotës është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës mes CDU/CSU-së dhe SPD-së. Megjithatë, vendimi është kundërshtuar nga më shumë se një duzinë shoqatash, ndërsa disa shtete federale kanë shprehur rezerva për shkurtimin e planifikuar./Telegrafi/

Lexo edhe

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm enzima: Çfarë tregojnë jashtëqitja dhe humbja e peshës?

Kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm enzima: Çfarë tregojnë jashtëqitja dhe humbja e peshës?

Komandantët e forcave tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

Komandantët e forcave tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin ushtarak