Kuvendi i Kosovës: Pozita paraqet buxhetin, opozita dështimet (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës: Pozita paraqet buxhetin, opozita dështimet (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës: Pozita paraqet buxhetin, opozita dështimet (VIDEO)

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca parlamentare, ku në diskutim është buxheti për vitin 2027, i cili sipas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti do të jetë në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh.

Sponsor 3M Express

Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, në një lidhje direkte në Edicionin Qendror të Lajmeve, ka raportuar për zhvillimet gjatë seancës, ku tha se ka pasur debat mes pozitës dhe opozitës.

“…Albin Kurti njoftoi se buxheti për vitin 2027 do të jetë 4.27 miliardë euro… Pati debat ndërmjet pozitës e opozitës, paten ankesa dhe kritika lidhur me buxhetin…”, tha mes tjerash Latifi.

Ajo bëri të ditur se gjatë diskutimeve nuk kanë munguar kritikat dhe ankesat e përfaqësuesve të partive opozitare lidhur me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.

Sipas Latifit, ndër deputetët që kanë shprehur kritika dhe kanë ngritur shqetësime për buxhetin janë Lumir Abdixhiku, Bedri Hamza, Teuta Haxhiu dhe Fadil Demaku.

Për më shumë detaje, ndiqeni lidhjen direkte:

Lexo edhe

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm enzima: Çfarë tregojnë jashtëqitja dhe humbja e peshës?

Kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm enzima: Çfarë tregojnë jashtëqitja dhe humbja e peshës?

Komandantët e forcave tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

Komandantët e forcave tokësore të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin ushtarak