Në Prishtinë i është dhënë lamtumira e fundit artistes shqiptare, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë.

Ajo u nda nga jeta më 23 tetor 2026, në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka organizuar homazhe edhe në Prishtinë, në nderim të jetës dhe veprës së artistes.
Homazhet do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, njofton Klankosova.tv
Familja Qeriqi ka falënderuar të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar pranë tyre në këtë periudhë të vështirë.




