Pas përfundimit të vizitës humanitare të ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në Kosovë, ka reaguar djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një mesazhi të publikuar pas nisjes së babait të tij për t’u rikthyer në qendrën e paraburgimit në Hagë, Altin Krasniqi ka falënderuar publikisht të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët që qëndruan pranë familjes gjatë këtyre ditëve.
“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, thuhet në mesazhin e tij.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi përfundoi sot, më 21 nëntor, qëndrimin e tij katërditor në shtëpinë e tij në Prishtinë. Kjo vizitë iu mundësua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, lidhur me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Gjatë ditës së sotme, mes emocionesh, lotësh e përqafimesh, ai u përshëndet me familjarët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





