Rasti Topaloudis në Greqi, shqiptari në qendër të betejës së re ligjore: Mbrojtja e të dënuarit grek kërkon rishikimin e vendimit

Rasti Topaloudis në Greqi, shqiptari në qendër të betejës së re ligjore: Mbrojtja e të dënuarit grek kërkon rishikimin e vendimit

Rasti Topaloudis në Greqi, shqiptari në qendër të betejës së re ligjore: Mbrojtja e të dënuarit grek kërkon rishikimin e vendimit

Më 17 nëntor, Gjykata e Lartë e Greqisë do të shqyrtojë kërkesën për rishikimin e vendimit për vrasjen dhe përdhunimin e studentes 21-vjeçare, Eleni Topaloudi, krim për të cilin janë dënuar me burgim të përjetshëm dy persona, njëri grek dhe tjetri shqiptar.

Sponsor 3M Express

Në qendër të argumenteve të mbrojtjes së të dënuarit grek janë pretendimet lidhur me rolin e shqiptarit në krim, veçanërisht gjurmët e gishtërinjve të gjetura në hekurin e hekurosjes që ishte përdorur gjatë sulmit.

Avokati Haris Ambrazis pretendon se këto gjurmë i përkasin ekskluzivisht bashkë të dënuarit shqiptar dhe përpiqet të vërë në pikëpyetje shkallën e përfshirjes së klientit të tij.

Mbrojtja argumenton gjithashtu se klienti i saj është mëngjarash dhe se, sipas interpretimit të saj të gjetjeve mjeko-ligjore, shumica e lëndimeve në trupin e viktimës mund të jenë shkaktuar nga një person që përdor dorën e djathtë.

I dënuari grek pranon se e ka goditur studenten, por mohon të ketë pasur të njëjtën shkallë pjesëmarrjeje në veprimet e tjera, përfshirë transportimin e saj drejt detit. Si argument shtesë, avokati përmend edhe gjurmët e gjakut të gjetura në këpucët e shqiptarit.

Megjithatë, këto janë pretendime të mbrojtjes së të dënuarit grek dhe nuk përbëjnë konstatime të reja gjyqësore, shkruan mediumi grek Protothema, transmeton Telegrafi.

Të dy personat janë shpallur fajtorë për përdhunimin në grup dhe vrasjen e Eleni Topaloudit, ndërsa dënimet e tyre janë konfirmuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2024.

Ngjarja që tronditi Greqinë ndodhi në nëntor të vitit 2018 në ishullin e Rodosit, ku studentja 21-vjeçare u përdhunua dhe u vra. Të dy autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe nga 15 vjet burgim për përdhunimin në grup, pa iu njohur rrethana lehtësuese.

Më 23 maj 2024, Gjykata e Lartë e Greqisë, përmes vendimit 747/2024, hodhi poshtë ankesat e të dy të dënuarve, duke përmbyllur procedurat e zakonshme gjyqësore.

Pas këtij vendimi, avokati i të dënuarit grek paraqiti kërkesë për rishikim, duke pretenduar se kishte mangësi në mënyrën se si ishin trajtuar argumentet e mbrojtjes dhe provat gjatë procesit.

Kërkesa u shqyrtua fillimisht më 21 janar 2025, por nuk u mor vendim përfundimtar dhe seanca e radhës u caktua për 17 nëntor 2026.

Gjatë shqyrtimit të parë, zëvendësprokurorja e Gjykatës së Lartë, Eleni Kontaktsi, kishte propozuar rrëzimin e kërkesës, duke vlerësuar se vendimi i gjykatës së apelit ishte i arsyetuar dhe se provat ishin shqyrtuar në mënyrë të mjaftueshme.

Edhe avokati i familjes së viktimës, Evangelos Giougis, ka kundërshtuar kërkesën, duke argumentuar se procedurat gjyqësore janë zhvilluar në përputhje me garancitë e një gjykimi të drejtë dhe se dënimet mbështeten në prova të mjaftueshme.

Seanca e 17 nëntorit nuk do të jetë një rigjykim dhe as një rivlerësim i fajësisë së dy të dënuarve. Gjykata e Lartë do të vendosë nëse kërkesa është e pranueshme dhe nëse ekzistojnë baza ligjore për rishikimin e vendimit të vitit 2024.

Nëse kërkesa refuzohet, dënimet do të mbeten në fuqi. Nëse pranohet, gjykata mund të rishqyrtojë çështjet konkrete juridike, por kjo nuk nënkupton automatikisht anulimin e dënimeve apo nisjen e procesit nga fillimi./Telegrafi/

Lexo edhe

Hoti godet Qeverinë Kurti: Rritje më e ulët ekonomike dhe inflacion më i lartë se në kohën e LDK-së

Hoti godet Qeverinë Kurti: Rritje më e ulët ekonomike dhe inflacion më i lartë se në kohën e LDK-së

KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”

KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”

Arrestohet basketbollisti, kapet me 34 kilogramë narkotikë

Arrestohet basketbollisti, kapet me 34 kilogramë narkotikë