Rasti i Arlindës – Ministria konstaton shkelje, kërkon masa ndaj dy zyrtarëve të QPS-së në Pejë

Rasti i Arlindës – Ministria konstaton shkelje, kërkon masa ndaj dy zyrtarëve të QPS-së në Pejë

Rasti i Arlindës – Ministria konstaton shkelje, kërkon masa ndaj dy zyrtarëve të QPS-së në Pejë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka kërkuar nga Komuna e Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, T. G., dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, D. K., pas shkeljeve të evidentuara në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë,
janë konstatuar vonesa në dorëzimin e raportit në gjykatë, neglizhencë në
detyrat e punës, mungesë monitorimi dhe mbikëqyrjeje profesionale, si dhe
moszbatim i procedurave standarde për menaxhimin e rastit, transmeton Klankosova.tv.

Ministria i ka rekomanduar Komunës së Pejës edhe rritjen e stafit profesional të QPS-së
dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive ndërmjet Qendrës për Punë Sociale dhe
Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.

Përmes komunikatës së tyre, Ministria ka kërkuar që rekomandimet të trajtohen pa vonesë dhe Komuna ta njoftojë zyrtarisht për masat e ndërmarra.

Ministria ka bërë të ditur se do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve nga ana e Komunës së Pejës.

Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati i saj në Vitmoricë të Pejës.

Lexo edhe

Humb jetën 46 vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

Humb jetën 46 vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

Trump mund të heqë dorë nga sulmet ndaj Iranit, nëse Teherani nuk provokon SHBA-në

Trump mund të heqë dorë nga sulmet ndaj Iranit, nëse Teherani nuk provokon SHBA-në

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme