Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rama e ka cilësuar takimin si të veçantë, duke vlerësuar raportet me kreun e NATO-s dhe qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Rama ka thënë se ka marrë vlerësime dhe inkurajim nga Rutte për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që vendi ka ndaj Aleancës Veri-Atlantike.
” Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, ka shkruar Rama.
Burimi: Dukagjini




