Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Samitit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ndau qëndrimin e tij mbi ecurinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe peshën e Serbisë në këtë proces.

Sponsor 3M Express

Rama nënvizoi se, ndonëse anëtarësimi i Beogradit zyrtar në BE mbetet i një rëndësie të veçantë për qëndrueshmërinë e rajonit, prej tij kërkohen hapa konkretë, përmbushje e pakushtëzuar e kritereve evropiane dhe, mbi të gjitha, njohja e shtetësisë së Kosovës.

“Nga ajo që shoh, fituesi në Beograd nuk dëshmon hapje ndaj nesh, e cila kalon nevojisht përmes njohjes së Kosovës. Kjo do të thotë se kursi politik atje mbetet i pandryshuar”, u shpreh ai.

Duke pranuar se rajoni ndodhet ende jashtë familjes evropiane dhe se detyra e tij është të dëgjojë e jo të udhëzojë, Rama përfundoi se Serbia vazhdon të përbëjë një element kyç në mozaikun e Ballkanit Perëndimor.

Kam qenë avokat që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin evropian. Nga ana tjetër, e dimë si shkojnë gjërat.

Kur bëhet fjalë për aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim ndaj Kosovës, por edhe për qëndrimin që mban karshi Rusisë dhe sanksioneve.

Na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e fqinjësisë dhe të jetë pjesë e plotë e BE-së, por duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi, duke realizuar atë që është e panegociueshme me BE-në’, u shpreh Rama.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit