Një turist indian ka humbur jetën, pasi dy helikopterë janë përplasur gjatë tentimit për t’u ulur pranë kampit bazë të malit Everest, në Nepal.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, në zonën e Pheriche, rreth 12 kilometra në jug të Kampit Bazë të Everestit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur tehet e helikopterëve preken me njëri-tjetrin gjatë manovrës së uljes, duke shkaktuar rrëzimin.
Kompania Fishtail Air ka identifikuar viktimën si Vasanth Kumar Balaramudu. Sipas deklaratës së kompanisë, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që mbetën të lënduar janë shpëtuar dhe transportuar në Katmandu.
Në mesin e të lënduarve ishte edhe një turist nga Zelanda e Re, ndërsa zyrtari i distriktit Solukhumbu, Bhupendra Thapa, ka bërë të ditur detajet lidhur me rastin.
Helikopteri i dytë, i cili ishte i përfshirë në përplasjen, operohej nga kompania Air Dynasty dhe transportonte mallra. Ai drejtohej nga një anëtar i ekuipazhit, i cili nuk ka pësuar lëndime.
Two helicopters collided while preparing to land in Nepal’s Mount Everest region, killing an Indian national and injuring a New Zealander. https://t.co/JopGSV2NAy
— Breaking911 (@Breaking911) November 3, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




