Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë, i cili vepronte në disa shtete të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar të martën nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se në kuadër të këtij rrjeti ishte përgjegjës për rekrutimin e shoferëve, të cilët pajiseshin me automjete, para dhe harta të lëvizjes për transportimin e migrantëve ilegalë.

Sipas hetimeve, shoferët kishin për detyrë të bartnin migrantë nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë, fillimisht drejt Selanikut, për të vazhduar më pas tranzitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari dyshohet se vrau nënën me thikë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari dyshohet se vrau nënën me thikë

Si ra Wikipedia në luftën “sektare”

Si ra Wikipedia në luftën “sektare”

Riorganizim në Policinë e Kosovës pas rastit të Arlinda Zekajt, ja kush u emërua në pozitat e reja

Riorganizim në Policinë e Kosovës pas rastit të Arlinda Zekajt, ja kush u emërua në pozitat e reja

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë | Momenti