Rama: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta jo te gurët

Rama: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta jo te gurët

Rama: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta jo te gurët

Në postimin e mbrëmjes së djeshme, kreu i qeverisë e cilësoi bisedën si një “dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët”, duke shtuar se, “çuditërisht”, ata e gjetën dakord në “jo pak nga shqetësimet e tyre”, duke e mbyllur  postimin me shënimin “Vijon…”.

Ndërsa në postimin e mëngjesit, Rama e ka shoqëruar me një videokartolinë nga takimi, ku shpjegon se me studentët është rënë dakord që për momentin të mos publikohet debati, por vetëm pamjet e bisedës.

Sponsor 3M Express

Gjithashtu, në mesazhin e mëngjesit, Rama shprehu falënderim për Sara Bodon, duke vlerësuar punën e saj në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, e cila, sipas tij, është kthyer në “një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh”, teksa u uroi ndjekësve një fundjavë të qetë.

“Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja