Rafael Nadal i bashkohet bordit drejtues të Real Madridit

Rafael Nadal i bashkohet bordit drejtues të Real Madridit

Rafael Nadal i bashkohet bordit drejtues të Real Madridit

Legjenda e tenisit, Rafael Nadal do të bëhet anëtar i ri i bordit të Real Madridit në javët në vijim. Klubi mbretëror e konfirmoi vendimin në një deklaratë zyrtare dhe njoftoi se do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të radhës, e cila është planifikuar të shtunën, më 21 nëntor.

Sponsor 3M Express

Nadali ka qenë gjithmonë një mbështetës i zëshëm i klubit të Real Madridit dhe aktualisht është një anëtar nderi.

Tenisti spanjoll më i trofeshëm në histori ka qenë shpeshherë i lidhur me një kandidaturë në zgjedhjet presidenciale të klubit, por verën e fundit mohoi një gjë të tillë.

Ky vendim e bën partneritetin zyrtar. Nadal do t’i bashkohet Bordit të Drejtorëve dhe klubi e sheh atë si një nga figurat kyçe për të ardhmen afatgjatë të Realit.

Ai do të kalojë vitet e ardhshme së bashku me presidentin Florentino Perez dhe do të monitorojë nga afër funksionimin e përditshëm të klubit. Kjo gjithashtu do të përmbushë dëshirën e shumë tifozëve për ta parë Nadalin brenda strukturës së klubit.

Klubi mbretëror e shpjegoi vendimin e tij në një deklaratë zyrtare.

“Bordi i Drejtorëve të Real Madridit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, më 4 nëntor, vendosi t’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të konfirmojë emërimin e Rafael Nadal Parera, anëtarit tonë me numër 67,778, si anëtar të ri të Bordit të Drejtorëve.”

“Rafael Nadal, një anëtar nderi i Real Madridit, është një nga legjendat më të mëdha në historinë e sportit dhe një nga sportistët spanjollë më të respektuar dhe më të njohur në të gjithë botën”.

“Është një krenari e jashtëzakonshme për Real Madridin dhe të gjithë tifozët e tij që një person me një madhështi të tillë sportive dhe njerëzore, një model në sportin spanjoll dhe atë botëror, po bëhet pjesë e Bordit tonë të Drejtorëve”.

“Jemi të bindur se nga pozicioni i tij ai do të kontribuojë në të tashmen dhe të ardhmen e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Rrahja mes “Plisave” dhe tifozëve të Dritës në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Ftohjet tek foshnjat, si të lehtësoni simptomat dhe kur duhet të vizitoni një mjek

Ftohjet tek foshnjat, si të lehtësoni simptomat dhe kur duhet të vizitoni një mjek

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes