Fitorja në Gjilan e dërgon Prishtinën në krye, Malisheva e dyta – Drita mbetet gjashtë pikë prapa

Fitorja në Gjilan e dërgon Prishtinën në krye, Malisheva e dyta – Drita mbetet gjashtë pikë prapa

Fitorja në Gjilan e dërgon Prishtinën në krye, Malisheva e dyta – Drita mbetet gjashtë pikë prapa

Prishtina është rikthyer në krye të tabelës së Albi Mall Superligës së Kosovës, pas fitores së madhe 1-2 në udhëtim ndaj Dritës, në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të kampionatit.

Sponsor 3M Express

Kjo përballje kishte mbetur e papërfunduar në kalendar për disa javë, për shkak të angazhimit të Dritës në garat ndërkombëtare.

Me zhvillimin e saj, tashmë është kompletuar edhe renditja, me të dhjetë skuadrat që kanë nga 12 ndeshje të zhvilluara.

FC Prishtina, lidere në SUperligën e Kosovës telegrafi.com

Fitorja në Gjilan i ka mundësuar Prishtinës të marrë kreun me 29 pikë, të grumbulluara nga nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje. Kryeqytetasit kanë kaluar në pozitën e parë, duke lënë pas Malishevën, e cila tashmë renditet e dyta me 27 pikë.

Malisheva humbi pozitën udhëheqëse pas barazimit 1-1 me Feronikelin 74 në shtëpi, duke mbetur dy pikë prapa Prishtinës.

Në pozitën e tretë vazhdon të jetë Drita, e cila pavarësisht humbjes në përballjen direkte me Prishtinën, ka 23 pikë, gjashtë më pak se lideri i ri.

Drita e treta në renditje telegrafi.com

Ballkani dhe Gjilani mbajnë pozitat katër dhe pesë, me nga 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 18 pikë. Feronikeli 74 është në vendin e shtatë me 12 pikë, kurse Drenica zë pozitën e tetë me 11 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës ndodhen Llapi dhe Vushtrria. Llapi është i nënti me vetëm pesë pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit me tri pikë.

Kështu, pas 12 xhirove të zhvilluara nga të gjitha skuadrat, Prishtina merr kreun e kampionatit, ndërsa gara për pozitat e para vazhdon të jetë e ngushtë, me Malishevën dhe Dritën që mbeten në ndjekje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro

Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro