Putin konfirmon raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për luftën në Ukrainë

Putin konfirmon raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për luftën në Ukrainë

Putin konfirmon raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës do të nisë të martën e ardhshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sponsor 3M Express

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, lajmi është bërë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ku Putin mblodhi përfaqësuesit e delegacionit rus që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Emirateve për të marrë pjesë në këto negociata diplomatike.

“Duke qenë se negociatat pritet të zhvillohen të martën, i ftova kolegët që do të marrin pjesë në këtë raund bisedimesh,” është shprehur kreu i Kremlinit gjatë takimit përgatitës.

Në këtë mbledhje me presidentin rus kanë marrë pjesë zyrtarët e lartë shtetërorë Vladimir Medinsky, Igor Kostyukov, Yuri Ushakov, Mikhail Galuzin dhe Sergei Ryabkov, të cilët pritet të përbëjnë bërthamën e ekipit negociator të Moskovit.

Fokusi kryesor i takimit trepalësh në Abu Dhabi pritet të jetë diskutimi i hollësishëm mbi garancitë e sigurisë, uljen e tensioneve ushtarake në terren, si dhe trajtimi i çështjeve humanitare. Ndër të tjera, palët pritet të shqyrtojnë hapa konkretë që mund të çojnë drejt një zgjidhjeje të mundshme paqësore për konfliktin.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Mund të përfshijë të gjithë Evropën”, Trump paralajmëron një marrëveshje të madhe

“Mund të përfshijë të gjithë Evropën”, Trump paralajmëron një marrëveshje të madhe

Prattipati takon gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Prattipati takon gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Stephen Miller emërohet shef i kabinetit të Trumpit

Stephen Miller emërohet shef i kabinetit të Trumpit