Djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut diplomojnë si policë, Kurti: Do të ndjekin gjurmët e prindërve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të rinj, ka bërë të ditur se në mesin e të diplomuarve janë edhe Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku, të cilët po ndjekin gjurmët e baballarëve të tyre, të rënë në krye të detyrës.

Sponsor 3M Express

Kurti ka thënë se të dy do të vazhdojnë angazhimin e prindërve të tyre në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

“Mes jush gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, sepse vetëm kësisoj e fuqizojmë Republikën e Kosovës dhe sigurinë e paqen për të gjithë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka rikujtuar kontributin e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut, duke u bërë thirrje policëve të rinj që të mos harrojnë sakrificën e tyre dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë që kanë rënë në krye të detyrës.

“Secilën ditë, mos harroni, por i nderoni dhe i kujtoni edhe jetën e kontributin e heronjve të Policisë së Kosovës si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës. Ata janë busulla e cila orienton angazhimin dhe përkushtimin tuaj”, ka thënë kryeministri.

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës diplomuan gjithsej 397 kadetë, prej tyre 118 gra dhe 279 burra.

Kurti u ka bërë thirrje të diplomuarve që gjatë shërbimit të udhëhiqen nga ndershmëria, përgjegjësia dhe integriteti profesional e personal, duke theksuar se nga ky moment ata nuk janë më kadetë, por pjesë e gjeneratës që do të ndërtojë të ardhmen e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

“Mund të përfshijë të gjithë Evropën”, Trump paralajmëron një marrëveshje të madhe

“Mund të përfshijë të gjithë Evropën”, Trump paralajmëron një marrëveshje të madhe

Prattipati takon gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Prattipati takon gjeneralin amerikan, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Stephen Miller emërohet shef i kabinetit të Trumpit

Stephen Miller emërohet shef i kabinetit të Trumpit

Djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut diplomojnë si policë, Kurti: Do të ndjekin gjurmët e prindërve | Momenti