Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe funksionimi i plotë i institucioneve.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.
Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Burimi: Dukagjini





