Pse është mirë ta ndizni kondicionerin e veturës edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit?

Pse është mirë ta ndizni kondicionerin e veturës edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit?

Pse është mirë ta ndizni kondicionerin e veturës edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit?

Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t’i përballonim temperaturat gjithnjë e më të larta dhe valët e zgjatura të të nxehtit. Megjithatë, ai ka një funksion të rëndësishëm edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Sponsor 3M Express

Përdorimi i kondicionerit ndihmon në largimin e mjegullës nga xhamat e veturës, gjë që është e rëndësishme për sigurinë në trafik.

Gjithashtu, një nga funksionet kryesore të tij është zvogëlimi i lagështisë brenda kabinës së veturës, duke parandaluar kështu zhvillimin e mykut dhe baktereve në këtë hapësirë.

Ndezja e kondicionerit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit është e rëndësishme edhe për mirëmbajtjen e vetë pajisjes. Qarkullimi i gazit dhe vajit ndihmon në lubrifikimin e pjesëve përbërëse të sistemit të kondicionimit.

Në këtë mënyrë parandalohet tharja e guarnicioneve dhe pjesëve të gomës, si dhe çarja e tyre, ndërsa njëkohësisht lubrifikohen edhe pjesët lëvizëse të kondicionerit.

Prandaj, rekomandohet që herë pas here, kur të hyni në veturë, ta ndizni kondicionerin për disa minuta.

Kujdes: Mos e ndizni kur temperaturat bien nën pesë gradë Celsius

Te shumica e veturave të reja, aktivizimi i kondicionerit bllokohet automatikisht në temperatura të ulëta, pasi ekziston rreziku i zgjerimit dhe ngrirjes së ujit në sistem.

Vetura e re zakonisht ka sensorë të temperaturës, të cilët nuk lejojnë funksionimin e kondicionerit në temperatura të ulëta. Në veturat më të vjetra, shoferi duhet ta ketë vetë parasysh këtë kufizim.

Pra, përderisa temperatura e jashtme është mbi pesë gradë Celsius, mund ta përdorni kondicionerin në veturë. Mjaftojnë vetëm disa minuta për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të vetë pajisjes. /Telegrafi/

Lexo edhe

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja