Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë takimit u trajtua edhe bashkëpunimi ekonomik, me ç’rast presidentja theksoi rëndësinë e investimeve të drejtpërdrejta austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.
Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Në fund, Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të bazuara në miqësi dhe besim të ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.





