Porsche synon të rrisë fitimet me modele ekskluzive – disa do të kushtojnë deri në 15 milionë dollarë

Porsche po ndryshon strategjinë e saj të biznesit, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në makina luksoze, të personalizuara dhe me prodhim tejet të kufizuar.

Sponsor 3M Express

Prodhuesi gjerman synon të rrisë çmimin mesatar të automjeteve, veçanërisht të modeleve 911 dhe projekteve unike të ndërtuara sipas kërkesave të klientëve.

Sipas Alexander Fabig, zëvendëspresidentit të Porsche-s për produktet dhe personalizimin, kompania ka në plan 15 projekte të tilla, me çmime që nisin nga 1.8 milion dollarë dhe mund të arrijnë deri në 15 milionë dollarë.

Një shembull është modeli unik Flachbau RS, i frymëzuar nga makina legjendare garuese Porsche 935 Moby Dick e vitit 1978.

Porsche synon gjithashtu të krijojë versione speciale të modeleve ekzistuese, çmimet e të cilave mund të jenë mbi 200 për qind më të larta se modelet bazë.

Krahas kësaj, kompania po zgjeron edhe programin e restaurimit të modeleve ikonike, si Carrera GT, ku vetëm modernizimi i një automjeti mund të kushtojë deri në 784 mijë dollarë.

Objektivi është i qartë: më pak makina të zakonshme, më shumë ekskluzivitet dhe fitime dukshëm më të mëdha. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen