Një rast i rëndë është raportuar të dielën në Shtime, ku disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në një objekt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë marrë hard disqet e sistemit të kamerave, si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në objekt.
Pas kryerjes së veprës, personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar/Klankosova.tv





