Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Në kuadër të këtij procesi, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, priti në takim zyrtar një delegacion nga qyteti i Indios, të përbërë nga Glenn A. Miller, anëtar i Këshillit të Qytetit të Indios, Matthew McLeroy, president i Rotary Club Indio Sunrise, si dhe Jason Jackson, president dhe CEO i Southwest Protective Services, Inc.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, kulturës, turizmit, arsimit dhe shkëmbimit të përvojave institucionale.

Sponsor 3M Express

Binjakëzimi pritet të hapë rrugë për projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar lidhjet ndërmjet Pejës dhe komunitetit shqiptar e amerikan në Kaliforni.

Përmes këtij partneriteti, Peja synon të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të promovojë potencialet e saj në arenën ndërkombëtare.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë

Aksident i rëndë në autostradën Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë

Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz

Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz