Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të rikthehet në fushat e blerta në moshën 46-vjeçare, duke i dhënë fund pensionimit nga futbolli profesionist.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të publikuara, ish-ylli i Barcelonës ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën italiane Ravenna, e cila garon në kategorinë e tretë të futbollit italian.

Marrëveshja parasheh një rol të dyfishtë për Ronaldinhon, i cili pritet të jetë pjesë e klubit si futbollist, por edhe si investitor.

Braziliani pritet të paraqitet në derbin rajonal ndaj Forlì FC, në stadiumin “Bruno Benelli”. Kjo ndeshje mund të shënojë rikthimin e tij në fushë dhe t’u japë tifozëve mundësinë ta shohin sërish në aksion njërin prej futbollistëve më spektakolarë të historisë së futbollit.

Një tjetër detaj interesant lidhet me shifrat e karrierës së tij. Sipas të dhënave të publikuara, Ronaldinho ka realizuar 299 gola me klubet dhe përfaqësuesen e Brazilit, duke qenë vetëm një gol larg kuotës simbolike prej 300 realizimeve.

Paraqitjen e fundit zyrtare në futbollin profesionist e kishte në vitin 2015, kur ishte pjesë e Fluminense. Rikthimi i mundshëm në moshën 46-vjeçare do të ishte një kapitull i veçantë në karrierën e legjendës braziliane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë

Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë

Mbrëmje spektakli në MMA Kosova, sonte përcaktohen kampionët

Mbrëmje spektakli në MMA Kosova, sonte përcaktohen kampionët