Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz

Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz

Jordania dënon me vdekje tre persona për sulmin në një kishë ku u vranë nëntë njerëz

Gjykata e Sigurisë së Shtetit në Jordani ka dënuar me vdekje tre persona për sulmin e kryer muajin e kaluar në një kishë në provincën Karak, ku mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Vendimi është shpallur të dielën, ndërsa është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Petra, raporton Reuters.

Sponsor 3M Express

Tre të dënuarit janë shpallur fajtorë për disa vepra penale, përfshirë kryerjen e akteve terroriste që kanë shkaktuar vdekje, posedimin e armëve dhe municionit për qëllime terroriste, si dhe promovimin e ideologjisë së një grupi terrorist.

Vendimi mund të apelohet dhe do t’i nënshtrohet edhe shqyrtimit automatik nga Gjykata e Kasacionit.

Sulmi ndodhi më 23 tetor, gjatë një ceremonie mortore në një kishë ortodokse greke në fshatin Hamoud, në provincën jugore të Karakut. Persona të armatosur hapën zjarr, duke vrarë nëntë njerëz dhe plagosur 34 të tjerë, sipas autoriteteve.

Ky ishte një sulm i rrallë ndaj pakicës së krishterë në Jordani.

Tre të dyshuarit u arrestuan më 26 tetor, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e sigurisë në një shtëpi të braktisur në Karak. Të tre u plagosën gjatë operacionit, ndërsa asnjë pjesëtar i forcave të sigurisë nuk u lëndua.

Pas arrestimeve, Jordania ndërmori sulme ajrore në jug të Sirisë kundër grupeve që i lidhte me sulmin në kishë. Autoritetet siriane njoftuan se nga këto sulme u vranë shtatë persona, përfshirë tre fëmijë dhe një grua.

Më vonë, Jordania pranoi se sulmet ajrore kishin shkaktuar edhe viktima civile. Të dy vendet u pajtuan për krijimin e një komiteti të përbashkët të sigurisë, i cili do të shqyrtojë incidentin dhe pasojat e tij.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë

Muçi nuk luan ndaj Bjellorusisë, humbje e madhe për Shqipërinë

Mbrëmje spektakli në MMA Kosova, sonte përcaktohen kampionët

Mbrëmje spektakli në MMA Kosova, sonte përcaktohen kampionët