Pecakov për rastin e dhunshëm në Ohër: Institucionet kompetente të veprojnë shpejt

Pecakov për rastin e dhunshëm në Ohër: Institucionet kompetente të veprojnë shpejt

Pecakov për rastin e dhunshëm në Ohër: Institucionet kompetente të veprojnë shpejt

Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, dënoi ashpër dhunën ndaj vajzës 26-vjeçare, e cila përfundoi në spital me lëndime të rënda pas një sulmi fizik nga i dashuri i saj.

Sponsor 3M Express

Pecakov u bëri thirrje institucioneve kompetente të veprojnë shpejt, me efikasitet dhe në mënyrë të drejtë, duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të ndodhin në Ohër.

“Si person dhe si kryetar bashkie, jam i neveritur, Ohri është i neveritur. Ngjarje të tilla të pakëndshme nuk janë karakteristike për Ohrin dhe nuk duhet të ndodhin në Ohër. U bëj thirrje institucioneve kompetente të veprojnë shpejt, në mënyrë efikase dhe të drejtë. Distancohem publikisht dhe qëndroj në anën e drejtësisë dhe ligjit. Dhuna nuk është zgjidhje”, shkroi Pecakov në Facebook.

Kryetari i Komunës beson se rastet e shpeshta të dhunës imponojnë nevojën për ndryshime në rregulloret ligjore dhe trajtim të ndryshëm të autorëve të krimeve të tilla./Telegrafi/

Lexo edhe

Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Qeveria merr masa: Ndalet tregtimi i energjisë me kompani serbe (VIDEO)

Qeveria merr masa: Ndalet tregtimi i energjisë me kompani serbe (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Pecakov për rastin e dhunshëm në Ohër: Institucionet kompetente të veprojnë shpejt | Momenti