Pasuria e ministrit Muhamet Hoxha – dy prona në emër të prindërve, Audi A4 dhe kredi

Pasuria e ministrit Muhamet Hoxha – dy prona në emër të prindërve, Audi A4 dhe kredi

Pasuria e ministrit Muhamet Hoxha – dy prona në emër të prindërve, Audi A4 dhe kredi

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në deklarimin e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar disa prona të paluajtshme në emër të prindërve, një automjet personal të markës Audi, si dhe detyrime kreditore në bankë.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara, në kategorinë e pronave të paluajtshme figurojnë dy prona të regjistruara në emër të prindërve të tij.

Prona e parë është një shtëpi banimi në komunën kadastrale të Sarajit, me sipërfaqe prej 80 metra katrorë dhe vlerë të deklaruar prej 3 milionë denarë. Në regjistër thuhet se është fituar në vitin 2002, ndërsa baza juridike e fitimit është shënuar si mënyrë tjetër e fitimit të pronës.

Prona e dytë është një banesë në komunën e Çairit, me sipërfaqe prej 68 metrash katrorë dhe vlerë të deklaruar prej 2.5 milionë denarësh. Kjo pronë figuron e fituar në vitin 2011, përmes kontratës së shitblerjes.

Në total, vlera e këtyre dy pronave të regjistruara në emër të prindërve arrin në 5.5 milionë denarë.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Hoxha ka deklaruar një automjet personal të markës Audi A4, të prodhuar në vitin 2012.

Automjeti figuron i fituar më 23 janar 2021, përmes kontratës së shitblerjes, me vlerë prej 420 mijë denarë në momentin e blerjes.
Në pjesën e detyrimeve financiare, ministri ka deklaruar një kredi personale bankare në vlerë prej 900 mijë denarësh, si dhe një tjetër në emër të bashkëshortes në vlerë prej 300 mijë denarësh.

Në kategorinë e të ardhurave nga puna të realizuara në vend, Hoxha ka evidentuar si pagues Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shumë neto prej 115.540 denarë./Telegrafi/

Lexo edhe

Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës