Akanji flet për mungesën e Xhakës: Nuk jam si Graniti, kemi cilësi të ndryshme

Akanji flet për mungesën e Xhakës: Nuk jam si Graniti, kemi cilësi të ndryshme

Akanji flet për mungesën e Xhakës: Nuk jam si Graniti, kemi cilësi të ndryshme

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka pranuar se mungesa e Granit Xhakës do të ndihet në ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Skocisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Xhaka do t’i mungojë përfaqësueses zvicerane për shkak të lëndimit, ndërsa shiritin e kapitenit në dy përballjet e fundit të grupit B1 do ta mbajë Akanji.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për shtyp të së mërkurës, mbrojtësi foli për rëndësinë e Xhakës dhe dallimet mes tyre në rolin e liderit.

“Nuk jam i njëjtë si Graniti. Kemi cilësi të ndryshme. Ai është më i hapur dhe më i drejtpërdrejtë, ndërsa unë ndonjëherë i lë gjërat të rrjedhin. Graniti merr përgjegjësinë më herët”, u shpreh Akanji.

Ai theksoi se skuadra do ta ndiejë mungesën e kapitenit, por shpreson që Xhaka të rikthehet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028.

“Do të na pëlqente shumë ta kishim këtu, por shpresojmë të kthehet për kualifikueset e Evropianit. Gjërat do të jenë pak më ndryshe atëherë”, deklaroi mbrojtësi zviceran.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

Akanji flet për mungesën e Xhakës: Nuk jam si Graniti, kemi cilësi të ndryshme | Momenti