Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar realizimi i projektit për ndërtimin e një këndi të lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin.

Sipas njoftimit të komunës, fëmijët e këtij fshati tashmë kanë në dispozicion një hapësirë të re për lojë dhe argëtim.
Projekti është iniciuar nga KLSP në Fushë-Kosovë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe financimin e qeverive të Norvegjisë dhe Finlandës.
Komuna ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kontribuesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.
“Faleminderit të gjithë partnerëve dhe kontribuesve për bashkëpunimin dhe mbështetjen në krijimin e një hapësire më të sigurt dhe më të bukur për fëmijët e Kuzminit”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/





