Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

Pas 52 orësh pa gjumë, IShowSpeed i përfundon të gjitha misionet e GTA 6

YouTuberi i njohur amerikan, Darren Watkins Jr., i njohur për publikun e gjerë si IShowSpeed, ka thyer çdo kufi të qëndrueshmërisë duke përfunduar të gjitha misionet e lojës së shumëpritur “Grand Theft Auto 6” (GTA 6) në një transmetim të vetëm të pandërprerë, i cili zgjati plot 52 orë e 31 minuta pa bërë asnjë minutë gjumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

IShowSpeed e nisi këtë sfidë maratonike menjëherë pas publikimit zyrtar të lojës më 19 nëntor, duke shkuar deri në fund të historisë në një seancë të vetme dhe duke u renditur kështu ndër transmetuesit e parë të mëdhenj në botë që e përmbyllin këtë kapitull.

Edhe pse para publikimit të lojës ai kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të luante pa ndërprerje – duke planifikuar që të luante 10 deri në 12 orë në ditë dhe të pushonte jashtë kamerave – entuziazmi e bëri të ndërronte mendje. Pasi kaloi 30 orë para ekranit, ai pranoi se thjesht nuk po arrinte të ndalej, duke shtuar më vonë se nuk po nxitonte për rekorde, por nuk po mund të shkëputej nga loja për të fjetur.

Momenti më emocional i gjithë këtij transmetimi ndodhi në sekondat e fundit, kur gjatë shfaqjes së titrave përmbyllës të lojës, IShowSpeed nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot, duke e cilësuar “GTA VI” si lojën më të mirë të të gjitha kohërave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet