Sveçla në Izmir: Fabrika e municionit në Kosovë, dëshmi e bashkëpunimit strategjik me Turqinë

Sveçla në Izmir: Fabrika e municionit në Kosovë, dëshmi e bashkëpunimit strategjik me Turqinë

Sveçla në Izmir: Fabrika e municionit në Kosovë, dëshmi e bashkëpunimit strategjik me Turqinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë po merr përmasa konkrete në fusha strategjike, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sponsor 3M Express

Gjatë qëndrimit në Izmir të Turqisë, ku me ftesë të kryetarit të Bashkisë Metropolitane të këtij qyteti, Cemil Tugay, për dy ditë u zhvilluan aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Kosovës në Izmir”, Sveçla ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, ministri ka vlerësuar se lidhjet historike, kulturore dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë duhet të shndërrohen në bashkëpunim konkret institucional dhe ekonomik.

Ai ka veçuar si një nga dëshmitë më të rëndësishme të këtij partneriteti projektin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë.

Sipas Sveçlës, ky projekt pritet të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve vendore, fuqizimin industrial dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Ministri ka përmendur gjithashtu lidhjet e veçanta të Kosovës me Izmirin, ku jeton një komunitet i bashkëkombësve shqiptarë, pas emigrimit të tyre në periudha të hershme.

Ai ka thënë se, pavarësisht kohës dhe largësisë, ky komunitet vazhdon ta ruajë lidhjen me Kosovën dhe përkatësinë e tij kulturore e kombëtare.

Sveçla ka vlerësuar edhe potencialin e Izmirit dhe komunitetit të tij të biznesit për zgjerimin e investimeve, krijimin e partneriteteve dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike.

Në fund, ai ka falënderuar kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, për ftesën dhe mikpritjen, si dhe organizatorët e aktivitetit për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe këtij qyteti turk./Telegrafi/

Lexo edhe

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Statistikat e ASK-së për shtator: Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet